Zyrtare/ Kukësi bën merkato në Peru, përforcon sulmin me sulmuesin amerikano-jugor

Kukësi ka prezantuar sot afrimin e ri në skuadër. Përmes faqes zyrtare në “Facebook” klubi verilindor ka nnoftuar se Sebastian La Torre do të jetë futbollist i tyre për sezonin e ardhshëm. Kukësi ka bërë merkato në Amerikën e Jugut, ku ka zbuluar sulmuesin 24-vjeçar. La Torre është me kombësi perua e dhe së fundmi ka mbajtur veshur fanellën e Santosit në ligën e dytë të Perusë.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Sebastian La Torre është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

24 vjeçari, i lindur në Peru, vjen te Kukësi nga kampionati Peruian. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Sebastian La Torre dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Sebastian”, ka njoftuar klubi Kukësi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online