Tani po, ka marrë fund. Kristiano Ronaldo që sot është një futbollist i Juventusit dhe lajmin e jep Reali i Madridit, me një deklaratë zyrtare që u jep fund gjithë hamendësimeve mediatike.
Bomba e verës, që në fillim u duk thjesht një spekulim pa bazë, pak nga pak u bë diçka reale, me Juventusin që u bind nga dita në ditë se ishte momenti i duhur për të bëjë një goditje të madhe, nga ato që ndoshta ndryshojnë ekuilibrat e futbollit europian.
“Real Madrid komunikon se sipas dëshirës së lojtarit është arritur marrëveshja për transferimin e Kristiano Ronaldos tek Juventus.
Sot real Madrid i shpreh mirënjohjen lojtarit, i cili ka treguar se është më i miri në planet dhe e ka çuar klubin tonë drejt sukseseve më të mëdha të futbollit botëror.
Përveç trofeve të fituar dhe triumfeve në fushën e lojës gjatë këtyre viteve ka qenë një shembull, për punën dhe përkushtimin, përgjegjshmërinë, talentin dhe dëshirën për t’u përmirësuar.
Gjithashtu arriti që të behët golashënuesi rekordmen në historinë e Real Madrid me 452 gola në 438 ndeshje. Në total ka fituar 16 trofe ndër to 4 Champions League, tre prej të cilave radhazi dhe katër në 5 vitet e fundit. Në aspektin individual me fanellën e Realit ai ka fituar 4 Topa të artë dhe ka arritur që të shpallet po ashtu dhe dy herë lojtari më i mirë nga FIFA. Po ashtu ka marrë tre herë dhe çmimin e Këpucës së Artë.
Për Realin e Madridit, Ronaldo do të mbetet një ndër simbolet më të mëdha si dhe një shembull unik për brezat që do të vijnë.
Reali do të jetë gjithnjë shtëpia jote”, përfundon postimi i Real Madrid. Ronaldo do të kushtojë rreth 105 milionë euro, ndërsa të Juventusi do të paguhet 30 milionë euro në sezon për 4 sezone.