Zyrtare/ Koliçi e mbyll me Kukësin

Dje në orën e vonshme të mbrëmjes “Sport Ekspres” raportoi faktin se Enea Koliçi nuk ishte përfshirë në listën e teknikut Peter Pakult për ndeshjet e Champions League-s, duke sinjalizuar në një mënyrë largimin e gardianit nga Kukësi.

Tani është zyrtare dhe Koliçi e ka mbyllur aventurën si kuksian, pasi tani është një lojtar i lirë dhe do të kërkojë një aventurë të re diku tjetër. Nuk është aspak çudi që ta shohim sërish në Superiore, pasi interesimi për të nuk ka munguar. Pogradecari te Kukësi luajti për 3 sezone dhe arriti që të fitonte të gjithë trofetë e mundshëm kombëtar, por në javët e fundit të edicionin që lamë pas nuk u preferua nga ana e teknikut austriak.

Divorci mësohet se është arritur me konsensus, pasi dhe Kukësi i kishte marrë masat, duke i paraprirë këtij largimi ,duke afruar Faton Malokun.

“Sport Ekspres” mëson se një destiancion për Koliçin mund të jetë edhe Flamurtari. Zërat e fundit e lidhin me një rikthim në Vlora, megjithatë mbete për t’u parë se çdo të ndodhë në orët në vijim, pasi “gardiani” është në pritje të ofertave tashmë dhe në fund do të vendosë për zgjedhjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online