Zyrtare/ “Këpuca e Artë” largohet nga Shqipëria, Guindo zgjedh paratë para karrierës dhe befason me ekipin e ri

Saliu Guindo i ka dhënë fund eksperiencës së tij te Laçi. “Këpuca e Artë” e sezonit të shkuar në “Abissnet Superiore“ ka lënë Shqipërinë. Pavarëisht interesimeve të shumta, ku nuk mungonin ofertat nga kampionati hungarez, sulmuesi nga Mali zgjedh paratë përpara karrierës.

Guindo është zyrtarizuar sot në radhët e Dibba-s, klubi ky që garon në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. “Supersport” bën me dije se ish-lojtari i Laçit ka firmosur për 2 vite dhe do të përfitojë 300 mijë euro në sezon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *