VIDEO/ Përmbysjet janë kthyer në normalitet për Realin, Alaba i jep fitoren e parë me golin nga goditja e dënimit

Reali i Madridit e ka nisur sezonin e ri me fitore. Kampionët e La Liga-s kanë mposhtur me rezultatin 1-2 Almerian. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh, teksa gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 6 me anë ta Ramazanit. Por nëse ka një gjë që Reali di ta bëjë më së miri, atëherë ajo është përmbysja e ndeshjeve.

Pjesa e dytë ka folur e gjitha për “los blancos“. Lukas Vaskez shënoi i golin e baraspeshës në minutën e 61-të, ndërsa goli i fitores mban autorësinë e Alabasë. Mbrojtësi austriak ekzekuton me saktësi një goditje dënimi në minutën e 75 dhe kaq mjafton që Reali të hipotekojë tre pikët e para./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online