Zyrtare/ Kampioni i Europës vishet bardhezi, Juventusi prezanton talentin që nuk i besoi Milani

Pas javësh e muajsh negociatash është arritur zyrtarizimi. Manuel Lokateli është lojtari më i ri i Juventusit. Futbollisti që u shpall kampion i Europës me Italinë ka firmosur për 5 vite me “zonjën e vjetër”, e cila freskon kështu mesfushën me një talent që pritet të kthehet në një element të rëndësishëm për të ardhmen.

Marrëveshja është kryer për 25 milionë euro, ndërsa paga e lojtarit do të jetë 2 milionë euro plus edhe bonuse. Dy vitet e para do të jenë huazim falas, teksa më pas do të aplikohet detyrimi mbi blerjen e futbollistit. Lokateli dikur ka qenë pjesë e Milanit, por kuqezinjtë nuk i besuan aftësive të tij dhe e lanë të lirë. Më pas 23-vjeçari është aktivizuar me Sasuolon, ku ka spikatur me paraqitjet e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *