Ndahet nga jeta ish-drejtori i “Selman Stërmasit“, Duka: Lamtumirë mik dhe dashamirës i jashtëzakonshëm i futbollit

Ish-drejtori i stadiumit “Selman Stërmasi” është ndarë nga jeta, duke lënë kështu një trishtim në fytyrat e të gjithë sportdashësve të klubit të Tiranës dhe jo vetëm. Humbja e Hamdi Zhegut ka prekur edhe kreun e FSHF-së, Armand Dukën, i cili shfrytëzon rrjetet sociale për të shprehur ngushëllimet e tij.

“Lajmi për humbjen e parakohëshme të mikut dhe dashamirësit të madh të futbollit Hamdi Zhegu, na ka krijuar një boshllëk të madh. Ai ishte nje njeri pasionant, që ju bashkua familjes tonë të madhe të futbollit, për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm në sportin tonë të dashur.

Për afro dy dekada, ai jo vetëm u bë pjesë e rëndësishme e klubit Tirana, por edhe krijoi një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionin e futbollit, duke kapërcyer e zgjidhur shumë vështirësi. Lamtumirë Diu! Lamtumirë mik dhe dashamirës i jashtëzakonshëm i futbollit”, shkruan Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online