Ishte njoftuar prej kohësh, por sot ka ardhur dhe zyrtarizimi Klarenc Sedorf dhe Patrik Klajvert janë trajnerët e rinj të Kombëtares së Kamerunit. Të dy këto futbollistë do të kenë një sfidë të re përpara, pasi do u duhet që të bëjnë mirë në drejtimin e përfaqësueses afrikane.
Klarenc Sedorf dhe Patrik Klajvert kanë luajtur për shumë vjet së bashku në akademinë e Ajaksit të Amsterdamit dhe më pas në kombëtaren holandeze. Dyshja holandeze është bashkuar edhe një herë pas më shumë se dy dekadash, kësaj radhe krah për krah njëri-tjetrit si trajnerë.
Ish-mesfushori i Milanit, i cili sapo mbylli bashkëpunimin me spanjollët e Deportivo La Korunjës do të jetë në postin e trajnerit, ndërsa Klajvert do të punojë si asistent i mikut të tij të hershëm. Mësohet se ata kanë firmosur për 4 vite me Kamerunin dhe iu është besuar një projekt i ri dhe shumë premtues.
Pas prezantimit ka qenë vetë Sedorf që ka folur për mediat, teksa shkurtimisht u shpreh: “Ndihem shumë i lumtur që më është dhënë mundësia që të drejtoj përfaqësuesen e një vendi të mrekullueshëm. Ne jemi gati për punë dhe do të fillojmë që sot”.
Clarence Seedorf and Patrick Kluivert are unveiled as the new Cameroon coaches ?? pic.twitter.com/uLxorSYTo7
— B/R Football (@brfootball) August 11, 2018