Zyrtare/ Juventusi i rrëmben Interit objektivin e merkatos, firmos me një nga mbrojtësat më të mirë të Serisë A

Gleison Bremer është lojtari më i ri i Juventusit. Bardhezinjtë kanë fituar duelin me Interin në merkato, teksa Torino ka pranuar ofertën e “zonjës së vjetër”. Bremer ka mbërritur në ambientet e klubit të Juventusit mëngjesin e sotëm, ku i është nënshtruar testeve mjekësore.

Futbollisti brazilian u cilësua si një nga mbrojtësat më të mirë të sezonit të shkuar në Serie A, çka tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha italiane. Ky transferim i kushton Juventusit 41 milionë euro, plus bonuse. Lojtari ka firmosur për 5 vite me bardhezinjtë dhe mbyll kështu hapësirën e lënë pas nga largimi i De Ligtit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online