VIDEO/ Kumbullën nuk e mbajnë nervat dhe kacafytet me kundërshtarët, Mourinho e sheh duke qeshur nga pankina

Roma ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim miqësor me Sportingun e Lisbonës, të cilin e humbi me rezultatin 3-2. Megjithëse ishte një ndeshje testuese, loja ka prodhuar nerva të forta dhe tension për lojtarët. Futbollisti Edwards rrëzohet në zonë në minutën e 27 dhe gjyqtari akordon penallti për portugezët. Një vendim ky që prishi qetësinë në kampin verdhekuq.

Kumbulla shkon ti bëjë me shenjë kundërshtarit të çohet, pasi e konsideronte të lehtë kontaktin që ai pati me Ibanezin. E këtu nisi gjithçka. Lojtarët humbasin qetësinë dhe mbrojtësi shqiptar nis të kacafytet me Edwards-in. Një skenë që nuk i shkon aspak për shtat një takimi miqësor, por që duket se është shijuar shumë nga Mourinho. Trajneri portugez sheh pamjen duke qeshur nga pankina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online