Zyrtare/ Jo vetëm shqiptarë drejt Turqisë, klubi kuqezi firmos ish-sulmuesin e Gaziantep

Turqia është ktheyr në hapin e radhës të futbollistëve shqiptarë, të cilët pasi lënë Superioren apo Superligën e Kosovës e zgjedhin si destinacionin e ri të karrierës së tyre. Por edhe e kundërta ndodh, teksa klubi i Shkëndijës ka firmosur me një ish-lojtar të kampionatit turk.

Bëhet fjalë për Igor Uanderson Da Silva, i cili në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellën e Gaziantep dhe Bursaspor. Me të parët ka qenë titullar fiks dhe ka siguruar ngjitjen në elitë, ndërsa aventurën me Bursaspor e ndërpreu situata me pandeminë. Për këtë arsye vendosi të rikthehej në Brazil për të luajtur me Agua Santa, në mënyrë që të ruante formën e tij fizike.

Kuqezinjtë e Tetovës njoftojnë nëpërmjet faqes së tyre zyrtare se anësori 24-vjeçar i sulmit ka nënshkruar për 1 vit e gjysmë, duke qenë një vlerë e shtuar në dispozicion të trajnerit Ernest Gjoka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit KF Shkëndija:

Sulmuesi anësorë 24 vjeçar vjen në Tetovë nga Brazili, ndërsa paraprakisht në Europë është paraqitur me Gaziantep FK dhe Bursaspor në Turqi.

Klubi i Futbollit Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me sulmuesin brazilian, Igor Wanderson Da Silva. Bëhet fjalë për sulmues krahu, ndërsa kjo do të jetë përvoja e tij e tretë në Europë. 24 vjeçari i lindur në Araraquara të Brazilit dhe klubi kanë firmosur kontratë për një vit e gjysmë, duke u zyrtarizuar si futbollist i ri i Shkëndijës.

“Është ndjenjë shumë e mirë për të qenë këtu. Gjith­çka e re për mua, duke mësuar çdo ditë për qytetin, për ekipin. Më ka pëlqyer shumë kjo që kam parë këto dy ditë në qytet. Besoj ambiciet e mia janë të njejta me të klubit. Këtu në klub kam takuar drejtuesit dhe ata më kanë folur rreth objektivave të klubit për të qenë kampion dhe për të ecur mirë në Europë dhe këto janë edhe objektivat e mia. Kur më erdhi oferta kam hulumtuar për klubin dhe qytetin dhe ishte dashuri në shikim të parë. Nga unë mund të pritet shumë përkushtim për klubin. Jam një tip shumë profesional, premtoj shumë angazhim brenda fushës, gola dhe paraqitje të mira”, u shpreh Igor Da Silva, pas hedhjes së firmës në kontratën me Shkëndijën.

Igor Wanderson Da Silva karrierën e ka nisur në skuadrën braziliane Metropolitano, ndërsa në vitin 2018 nga União Barbarense u transferua në Truqi të Gaziantep FK me të cilët kishte paraqitje shumë pozitive dhe dolën kampion të ligës, duke siguruar promovim në Super Ligën turke. Në vitin 2019 kaloi te Bursaspor, por shfaqja e pandemisë bëri që të kthehej në Brazil ku për të ruajtur formën deri në transferimin e rradhës firmosi me EC Água Santa.

Pas Rubin Hebajt dhe portierit Ferat Ramani, Da Silva bëhet aktivizimi i tretë i kuqezinjtëve në këtë merkato. Te Shkëndija braziliani do të mbajë fanellën me numrin 13-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online