Festa e derbit i sjell faturë arkave të Partizanit, Disiplina lë Bylisin pa trajner për dy ndeshje

Partizani është rikthyer sërish te fitorja në derbi, duke mposhtur Tiranën mbrëmjen e djeshme në shifrat minimale 1-0. Festa në kampin e kuq ishte tërësisht legjitime, por duket se nuk ka kaluar pa dëme në dhomat e zhveshjes. Derbi i sjell një faturë arkave të Partizanit, teksa Komisioni i Disiplinës ka gjobitur klubin me shumën e 200 mijë lekëve për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive.

Ndërkohë një tjetër skuadër që e pësin është edhe Bylisi, që dënohet me gjobë në masën e 100 mijë lekëve. Gjtihashtu mallakastriotët duhet të zbresin në fushë pa trajnerin e tyre Veljko Dovedan. Ky i fundit është dënuar nga Disiplina për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

  1. Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    2. KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
    3. FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
    FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
    FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
    4. Rrëzimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online