Zyrtare/ Ish-mbrojtësi i Kukësit prezantohet në Portugali, klubi: Do forcojë muret e kalasë sonë

Tiago Ferreira ka ndryshuar ambient, por jo kampionat këtë verë. 29-vjeçari i ka dhënë fund bashkëpunimit me Trofensen e rënë nga kategoria, për t’ju bashkuar Leirias të sapo ngjitur në Ligën e Dytë të Portugalisë. Lajmi vjen nga vetë klubi portugez përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“Bum: transferimi i parë zyrtar për sezonin 2023/24. Tiago Ferreira firmos deri në 2025-n për të forcuar muret e kalasë sonë”, ka shkruar klubi Leiria në postimin e tij. Ferreira është një emër i njohur edhe për kampionatin shqiptar, pasi në gjysmën e parë të sezonit të shkuad ishte pjesë e Kukësit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online