Pengesat marrin fund, Marcelo Brozoviç “mbush xhepat” me largimin nga Interi

Tashmë pengesat kanë marrë fund. Marcelo Brozoviçi mund të konsiderohet një lojtar i Al Nasërit. Interi ka rënë dakort të shesi kartonin e futbollistit kroat për shifrën e 18 milionë eurove. Fabricio Romano raporton se vizitat mjekësore janë kryer me sukses ditën e premte, ndërsa tashmë janë duke u kontrolluar dokumentat para se të firmosen.

Mungon vetëm firma në kontratën 3-vjeçare që do të mbushë xhepat e kroatit. Ky i fundit do të sigurojë plot 100 milionë euro deri në vitin 2026. Në radhët e klubit arab gjendet edhe Kristiano Ronaldo, i cili këtë sezon pret më tepër asiste nga mesfusha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online