Interi ka plotësuar dyshen e portierëve për sezonin e ardhshëm. Pas Sommer-it, zikaltrit kanë prezantuar edhe portierin e dytë për sezonin e ri. Bëhet fjalë për Emil Auderon. Ky i fundit vjen në Milano në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje pas përfundimit të tij. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Interi përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale.
Ky transferim mund të jetë edhe zgjidhja e problemeve të Etrit Berishës. Portieri shqiptar ka tashmë rrugën e hapur për të zënë vendin e lënë bosh nga Audero në portën e Sampdorias. Mediat italiane kanë shkruar së fundmi për një interesim të Sampdorias për Berishën dhe tashmë është momenti i duhur për të nisur negociatat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/