Ballkani ka prezantuar mbrëmjen e sot e afrimin e ri në skuadër. Ekipi i Ilir Dajës ka vendosur të sigurojë portën në prag të sfidës kualifikuese në Champions League. Klubi nga Suhareka ka shpërndarë një video në faqen e vetë zyrtare në “Facebook”, me anë të së cilës i uron mirëseardhjen Enea Koliçit.
Ky i fundit është 36 vjeç dhe ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar. Koliçi ka luajtur në parë me ekipe si Kukësi dhe Skëndebeu, ndërsa njeh mirë edhe kampionatin e Kosovës. Gardiani shqiptar ka qenë në herët edhe pjesë e Gjilanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/