Flamurtari përforcon mbrojtjen me merkato brenda kampionatit, vesh kuqezi edhe Imamin

Flamurtari po punon në merkato për të krijuar një grup cilësor që do të ketë si objektiv ngjitjen në “Abissnet Superiore”. Kuqezinjtë kanë zyrtarizuar ditën e sotme 3 afrimet më të reja në skuadër. Lojtari i parë që mbërriti në Vlorë ishte Aleksa Mrdja, një sulmes qendre me të shkuar në kampionatin malazez dhe atë serb.

Ndërkohë përforcimet e tjera janë kryer në repartin e prapavijës. Flamurtari ka bërë merkato brenda Kategorisë së Parë, duke firmosur me Fabio Hasën, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Burrelit. Gjithashtu, vlonjatët kanë veshur kuqezi edhe Eni Imamin. Ky i fundit ka një përvojë mjaft të pasur në Shqipëri, ku ka mbajtur veshur fanella të rënda si ajo e Tiranës, Vllaznisë dhe së fundmi të Dinamos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online