Do të rivalizojë me Kristjan Asllanin, drejtori sportiv e paralajmëron: Interi nuk është Sasuolo

Davide Fratezi do të jetë lojtari më i ri i Interit dhe sezonin e ardhshëm do të rivalizojë me Asllanin për një vend në fushën e lojës. Drejtori sportiv i zikaltërve ka folur rreth transferimit të futbollistit italian, duke vlerësuar te ai urinë e madhe dhe dëshirën për të mësuar. Por nga ana tjetër, Ausilio paralajmëron Fratezin, teksa i jep mesazhin e qartë se Interi nuk është Sasuolo.

“Ajo që e dallon këtë djalë është uria, dëshira për t’u përmirësuar. Ai është i ri, për mendimin tim mund të përmirësohet akoma. Sassuolo nuk është Inter, fazat ndryshojnë, është një gjë të luash për të lënë përshtypje të mirë dhe tjetër gjë të luash për të fituar. Por jam i sigurt se është e duhura për ne”, ka deklaruar Piero Ausilio./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online