Zyrtare, Ibrahimi qëndron te Partizani

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, darkoi me presidentin e Prishtinës, Remzi Ejupi, para disa ditësh dhe gjatë darkës i premtoi dhe dy futbollistë, Mentor Mazrekaj dhe Labinot Ibrahimi. Mazrekaj u zyrtarizua para dy ditësh, ndërsa Partizani nuk kishte bërë llogaritë me Labinot Ibrahimin për transferimin.

Mbrojtësi 31-vjeçar nuk dinte asgjë për këtë histori dhe vetëm pak kohë më parë rinovoi me Partizanin, ndaj ka mbetur i habitur nga kjo kthesë e Partizanit. I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, Ibrahimi u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me kthimin e tij te Prishtina, duke mohuar praktikisht lajmin zyrtar të Prishtinës, që shkonte deri aty sa shkruante se marrëveshja është arritur me pëlqimin e Mazrekajt dhe Ibrahimit.

Ditën e djeshme gazeta ka kontaktuar me drejtues të klubit Partizani dhe është konfirmuar zyrtarisht se Ibrahimi nuk do të shkojë te Prishtina, ndaj konsiderohet pjesë e Partizanit në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online