Shkupi ka lënë pas një sezon të shkëlqyer. Bardhekaltrit shkruan historinë së bashku me Goce Sedlloskin. Ky i fundit i dha titullin kampion pas një pritjeje prej 21 viteve, si dhe e dërgoi ekipin deri në fazën “play off” në Ligën e Konferencës. Por trajneri në fjalë ka dhënë dorëheqjen pas barazimit të djeshëm në kampionat, e cila është pranuar edhe nga ana e klubit, që përmes një lajmërimi në faqen zyrtare në “Facebook” tregon përfundimin e bashkëpunimit.
“Faleminderit Goce! Skuadra jonë F.C Shkupi njofton se ka pranuar dorëheqjen e kryetrajnerit Goce Sedlloski. Klubi ynë e falenderon atë për kontributin, që pas 21 viteve arritëm të shpallemi kampionë, si dhe i uron shumë fat në sfidat e radhës. Vazhdojmë drejt qëllimeve tona!”, ka njoftuar klubi i Shkupit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/