“Bastet sportive kanë shkuar në duar të tjera“, Tahiri sjell modelet e huaja: Greqia ka 3-4% të buxhetit për sportin

Komuniteti i sportit ka kërkuar hapjen e basteve sportive dhe të ardhurat e fituara prej tyre të investohen në sport. Ermal Tahiri ka kërkuar në emisionin “Skaner“ në “MCN TV“ hapjen e ligjshme të pikave të basteve. Ish-futbollisti i  Kombëtares sjell në diskutim modele të shteteve europiane, që kontrollojnë këtë veprimtari.

“Bastet sportive online, kanë shkuar në duar të tjera, ndërkohë që mund të shkonin te qeveria. Ka një rëndësi të madhe, që të paktën këto aktorë, do marrin një buxhet më tepër dhe do të jetë një ndihmë. Sigurisht nëse shkojnë kështu siç thuhet. Sporti, rinia dhe kultra do kenë ndihmën e tyre.

E gjithë bota e drejton vetë, mund ta drejtonte edhe qeveria vetë dhe të kishim më tepër kontroll. Qeveria e lejon, qeveria e ndalon dhe për mendimin tim, më mirë ta marrin ata, me 2-3 privatë dhe e kontrollon vetë. Ndarja është gjithmonë e mirë. Greqia 3-4% e ka vetëm për sportin”, është shprehur Ermal Tahiri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online