Në Itali është dhënë drita jeshile, tifozët do të rikthehen në stadiume. Heshtja nuk do të pllakosë më ndeshjet dhe brohorimat i rikthehen përsëri futbollit më 19 maj, datë kjo kur luhet finalja e Kupës së Italisë. Atalanta-Juventus do të luhet nën praninë e spektatorëve, që do të jenë në 20% të kapacitetit të stadiumit.
Duke ditur që ky duel do të zhvillohet në “Mapei Stadium”, atëherë numri i lejuar i tifozëve do të jetë 4316. Këtë moment të veçantë do e përjetojë edhe Berat Gjimshiti, i cili do të ketë mundësinë të ndjejë përsëri ngrohtësinë e tifozerisë, që është një stimul edhe më i madh në një ndeshje finale si ajo kundër Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/