Zyrtare/ Gjermania është në tjetër nivel, një 29-vjeçar do të jetë trajneri i ri i skuadrës

Gjermania e ka dërguar trajnimin në tjetër nivel. Trajnerët gjermanë po thyejnë tabutë e moshës në Europë, duke i besuar gjithnjë e më tepër të rinjve. Nagelsman ishte rasti i fundit, por rekordi i tij u thye nga Fabian Hurzeler.

Vetëm 29-vjeç dhe do të ketë  në urdhërat e tij lojtarët e St. Paulit. Është vetë klubi gjerman që e ka zyrtarizuar Hurzeler-in përmes faqes së vetë zyrtare. Hurzeler ishte emëruar trajner i përkohshëm në fillim të muajit dhjetor, por i kanë mjaftuar pak javë për të fituar kontratë si trajner i parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *