VIDEO/ Goli kundër Serbisë merr votat më të shumta nga tifozët, Richarlison kurorëzohet me golin më të bukur të Botërorit

FIFA ka zbuluar fituesin e golit më të bukur të Kupës së Botës. Goli i shënuar nga Richarlison-i kundër Serbisë në ndeshjen e fazës së grupeve është votuar më tepër nga tifozët. Perla e sulmuesit brazilian, i cili tundi rrjetën me goditjen perfekte në stilin gërshërë ka fituar konkurencën me 9 gola të tjerë, ndër të cilët edhe një tjetër kishte si “viktimë“ Serbinë.

10 nominimet për golin më të bukur të kompeticionit ishin ai i Richalrlison-it kundër Serbisë, i Neymar-it kundër Kroacisë, i Al-Dawasari-t kundër Argjentinës, i Gakposë kundër Ekuadorit, i Fernandezit kundër Meksikës, i Aboubakar-it kundër Serbisë, i Chavez-it kundër Arabisë Saudite, i Mbappe-së ndaj Polonisë, i Richarlison-it ndaj Koresë së Jugut dhe i Seung-ho kundër Brazilit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online