Shfaqet si fantazëm një herë në katër vite në Botëror, 37-vjeçari i merr vendin Berishës në Serinë A

Gijermo Oçoa është rikthyer në Europë. Portieri meksikan ka firmosur me Salernitanën dhe do të japë kontributin e tij për të plotësuar objektivin e klubit, qendrimin në Serie A. 37-vjeçari karrierën e tij e ka kaluar shpesh herë në hije, teksa shfaqet si “fantazëm” vetëm një herë në katër vite.

Oçoa njihet nga të gjithë tifozët si portieri i mrekullive, pasi ka qenë vendimtar për Kombëtaren e Meksikës në pjesëmarrjet e saj në kompeticionet e Kupës së Botës. Portieri meksikan i merr kështu vendin Etrit Berishës, i cili ishte alternativa kryesore e Salernitanës për merkaton dimërore. Tashmë gardianit shqiptar i duhet të gjejë një tjetër ekip, në mënyrë që të fitojë minutat e munguara në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online