Zyrtare/ Getafe shet Mervieile në Kroaci, te Tirana fërkojnë duart nga transferimi

Getafe ka lajmëruar ndarjen me futbollistin kongolez, Merveile Ndockyt. Ky i fundit ishte me huazim në radhët e Osijek këtë sezon, ku duket se ka bindur drejtuesit e klubit për ta blerë përfundimisht. Skuadra kroate njofton se ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me lojtarin, që do të vijojë të jetë kështu shok ekipi me Eros Grezdën.

Ndërkohë nga ky transferim fërkon duart edhe Tirana. Merveile ka qenë pjesë e bardhebluve përpara se t’i bashkohej Getafes. Megjithatë klubi i Tiranës vendosi të mbante 20% të kartonit të lojtarit afrikan, duke përfituar kështu të ardhura edhe nga një shitje e dytë. Në këtë mënyrë prej këtij transferimi nuk do të përfitojë vetëm Getafe, pasi para do të përfundojnë edhe në llogarinë bankare të Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online