VIDEO/ I mërzitur me Ronaldon dhe as që e feston golin! Reagimi i Higuainit shpërndahet gjerësisht

Nga Klaudio Ndreca

Reagimi i bërë nga ana e Higuanit është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale në golin e dytë të Juventusit. Pikërisht në përballjen e djeshme ku bardhezinjtë fituan në shifrat 2-0 ndaj Sampdorias. Në minutën e 67 ishte Kristiano Ronaldo që me topin në zotërim kërkoi menjëherë të shënonte nga distanca dhe të afronte diferencën me Ciro Imobilen për golat e shënuara në Seria A.

Ndërkohë që Higuain mori hapësirën dhe po priste pasimin për të shënuar, pasi hyri në vendin e Dibalës. Gjuajtja e Ronaldos do të grushtohej nga portieri kundërshtar dhe Bernadeski e dërgoi topin në rrjetë për të gjetur golin e dytë, që e dërgonte Juventusin zyrtarisht si kampion të Serisë A. Megjithatë Higuain nuk ka festuar aspak në atë moment dhe i gjithë inati ishte me egon e yllit portugez. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online