Armand Rada ka ndërruar skuadër. Futbollisti shqiptar ka lënë Renaten dhe është transferuar në radhët e Virtus Entelas. 22-vjeçari ka nënshkruar kontratën me klubin e ri italian dhe do të jetë pjesë e tyre në sezonin e ardhshëm.
Rada mbetet përsëri pjesë e Serie C, teksa Virtus Entela nuk arriti të mbijetonte në Serie B sezonin që shkoi. Megjithatë skuadra nga Kiavari synon përsëri ringritjen në ligën e dytë të futbollit italian dhe për të përmbushur këtë objektiv dëshirojnë edhe kontributin e lojtarit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/