Çmenduritë e 12 orëve të fundit! Reali bën ofertën stratosferike për Mbape, PSG takon agjentin e… Levandovskit

12 orët e fundit kanë rezervuar çmenduri në merkato. Koha nuk premton gjatë dhe klubet janë hedhur në sulm për të bërë goditjet e fundit. Kristiano Ronaldo po mendon një kalim në Angli në radhët e Mançester Sitit, por “qytetarët” refuzojnë të paguajnë shifrën prej 25 milionë eurosh që kërkon Juventusi.

Ndërkohë nga Spanja vjen oferta zyrtare për Kilian Mbapenë. Reali i Madridit ofron shumën stratosferike prej 160 milionë eurosh për talentin francez, që nuk pajtohet me afrimin e Mesit në skuadër dhe dëshiron vetëm “galaktikët”. Por as në kampin parisien nuk po qendrojnë duarkryq në këto ditë të fundit të merkatos.

Pavarësisht se arritën të transferonin një nga lojtarët më të mirë që ka njohur historia e futbollit, gjigantët francez po shqyrtojnë terrenin për të sjellë një goleador në majën e sulmit. Drejtuesit e PSG-së kanë takuar agjentin e Robert Levandovskit, i cili do të krijonte një treshe të frikshme në repartin sulmues të klubit francez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online