Bukur për sa do zgjasi, trajneri i Southampton e komenton rastin e Brojës si një “udhëtim romantik“ drejt ndarjes

Armando Broja ndërroi ambient këtë verë, duke iu bashkuar në huazim për një vit Southampton-it, në mënyrë që të fitojë eksperiencën e duhur në Premier League. Sulmuesi shqiptar nuk është thirrur në dy ndeshjet e para të kampionatit, pasi i nevojitet pak më tepër kohë në mënyrë që të përshtatet plotësisht me filozofinë e “shenjtorëve“.

Lidhur me transferimin e Brojës ka folur edhe vetë trajneri i Southampton, i cili e sheh afrimin e talentit të Kombëtares sonë si një “udhëtim romantik“ drejt ndarjes. Hasenhuttl tregon se në skuadrën e tij afrohen lojtarët më të mirë të rinj, me të cilët marrëdhënia do të jetë i bukur për aq sa do të zgjasë, pasi në fund do largohen drejt klubeve më të mëdha.

“Unë mendoj se kur kemi një histori të zhvillimit të lojtarëve dhe dhënies së tyre një shans për të luajtur në Premier League, atëherë jemi ne”, tha Ralph Hasenhüttl, i pyetur nëse Southampton është vendi më i mirë për Armando Brojën.

“Roli ynë duhet, në të ardhmen, të jetë të sjellim lojtarët më të mirë të rinj në klubin tonë që nuk kanë arritur në klube të tjera, të luajnë në mënyrë të vazhdueshme dhe pastaj të zhvillohen këtu. Ata do të na lënë një ditë, por pastaj ata kaluan mirë me ne, ne kaluam mirë me ta dhe kjo është marrëveshja që kemi”, përfundon Ralph Hasenhuttl./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online