Nga Klaudio Ndreca
Jasir Asani do të niste një aventurë të re dhe të shumëpritur në Suedi, ku u bashkua me AIK. Por fatkeqësisht sulmuesi shqiptar nuk arriti që të lërë gjurmën e tij në këtë skuadër dhe të bind drejtuesit për aftësitë e mëdha që ka, për shkakun se do të binte pandemia.
Futbolli u mbyll dhe koha po kalonte, ndërsa marrëveshja e huazimit me Partizanin po përfundonte. Pikërisht për këtë arsye në mediat suedeze u raportua se do të mbyllej ky bashkëpunim dhe Asani do të kthehet në Shqipëri.
Një padrejtësi e madhe do të ishte dhe shansi i dytë ka mbërritur. Në mënyrë zyrtare ishte klubi suedez që njoftoi zgjatjen e bashkëpunimit deri në gushtin e 2020. Gjatë kësaj kohe sulmuesi duhet të bind drejtuesit për vlerat që zotëron në mënyrë që të mbetet ende pjesë e AIK. /Sport Ekspres/