E besoni apo jo? Lojtarët e Superiores janë “pasanikë”, Qeveria akordon 120 dollarë si pagë lufte për…Nejmar

Nga Klaudio Ndreca

“Le ta nisim nga shtresat më të varfëra, në futbollin shqiptar merren rroga marramëndëse”, në këtë mënyrë u braktisën sportistët në Shqipëri gjatë kohës së pandemisë. Pra me lojtarët e Superiores që u cilësuan si “pasanikë”, u dogjën edhe të tjerët që ushtroheshin me sport për të mos marrë asnjë qindarkë nga ana e shtetit gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe të pazakontë.

Por në mediat botërore ajo që po bën bujë është paga e luftës, siç në Shqipëri e quajnë, që ka mbërritur për Nejmarin nga Qeveria në Brazil. Megjithëse nuk ishte kualifikuar për ta marrë, janë akorduar 120 dollarë për futbollistin më të shtrenjtë në botë. Në këtë mënyrë i janë gjendur pranë të gjithëve në Brazil për vështirësinë që kanë kaluar njerëzit në vend për shkakun e Koronavirusit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online