Zyrtare/ Ergys Kaçen e largojnë nga PAOK-u, e pret një tjetër shqiptar në ekipin e ri

Pas huazimit tek Panathinaikos, Ergys Kaçe u rikthye sërish te PAOK-u për t’u nisur në një tjetër huazim. Mesfushori shqiptar ende nuk ka gjetur qëndrueshmëri në një skuadër duke u endur sa në njërin huazim te tjetri. Skuadra e rradhës është po nga Superliga greke.  Kaçe është zyrtarizuar mbrëmjen e sotme si afrimi më i fundit i ekipit të AEL Larissa-s.

Marrëveshja mes skuadrave greke është arritur për një sezon, duke i dhënë mundesinë mesfushorit shqiptar “të shesë” veten. Megjithatë dueli do të jetë ende i hapur për Kaçen pasi disa ditë më parë skuadra e Larissa ka marrë në huazim edhe Amr Warda, një tjetër mesfushor i PAOK-ut.

Tek AEL Larissa, Kaçe do të luaj së bashku me një tjetër shqiptar, Fatjon Andonin. Mesfushori tjetër shqiptar ka 3 sezone tek ekipi i Larissa duke mbajtur firmën e 6 golave në  71 ndeshje. Fantazisti Kaçe po vuan ende nacionalizmin grek pas postimit nga ana e tij e bluzës me simbolet e UÇK-së./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online