Zyrtare: Emeri merr drejtimin e Arsenalit

Sekreti doli që mbrëmë, sepse Unai Emeri e publikoi në faqen e vet në internet lajmin se është trajneri i ri i Arsenalit, ndoshta pa dashje. Sot Arsenali është detyruar të konfirmojë marrëveshjen, me një njoftim të shkurtër për mediat, ku deklarohet se “Unai Emeri është trajneri i ardhshëm dhe mbeten vetëm disa procedura”.

Në këtë mënyrë, merr fund kërkimi për pasuesin e Arsen Venger it dhe Topçinjtë zgjedhin një kampion, sepse Emeri ka fituar tre herë Europa League me Seviljen, një arritje e jashtëzakonshme. Ndërkaq, pas tre sezonesh me triumfe në Spanjë, Emeri mori para dy vitesh PSG-në dhe në dy sezone fitoi 5 trofe, duke u bere trajneri më mesataren më të lartë të pikëve ndonjëherë te klubi parisien.

Pikërisht kjo CV fituese ka bërë që Arsenali të anashkalojë emrat e tjerë, sepse Arteta konsiderohej një bast shumë i rrezikshëm, ndërsa Luis Enrike kishte kërkesa financiare tepër të larta dhe kërkonte përforcime me shpenzime marramendëse.

Emeri ka një detyrë shumë të vështirë, sepse në Londër presin trofe dhe në Angli rivaliteti është shumë më i madh se në Francë.

Kanë ardhur edhe fjalët e para të Emerisë si trajner i Arsenalit: “Jam entuziast për atë që mund të bëjmë se bashku dhe pres me padurim të nis punë, në mënyrë që të punojmë për t’u dhuruar tifozëve të Arsenalit kujtime dhe momente speciale. Arsenali është i njohur dhe i dashir në gjithë botën për stilin e lojës, punën me të rinjtë, stadiumin fantastik dhe mënyrën si menaxhohet si klub”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online