ZYRTARE/ “El Matador” bën kalimin e bujshëm në “Premier League”: Po shkruaj historinë në librin tim

“El Matador” ka bërë një tjetër kalim të bujshëm në karrierën e tij duke vazhduar që të mbajë veshur fanella me peshë në futbollin e Europës. Në orët e fundit të merkatos sulmuesi uruguaian ka nënshkruar për Manchester United.

Pavarësisht se u përfol edhe për një kalim të mundshëm te Atletiko Madrid, projekti i ekipit spanjoll nuk e ka bindur Cavani-n. Ky i fundit do të shtojë më tepër organikën e trajneri Solskjaer që gjen në këtë mënyrë sulmuesin kryesor ku do të mbështeten gjatë vazhdimit të këtij sezoni.

“Manchester United është një nga klubet më të mëdha në botë dhe është një kënaqësi e madhe që tëjem këtu. Kam punuar shumë gjatë kësaj periudhe dhe do të vazhdojë që të shoh përpara. Kam luajtur përpara shumë tifozëve të flaktë gjatë karrierës, e di që do të jetë njësoj edhe në “Old Trafford”. Tani vazhdoj që të shkruaj historinë në librin tim të futbollit”, u shpreh Cavani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online