Zyrtare/ E papritur nga Teuta, skuadra e Martinit ndërpret kontratën me lojtarin

Një vendim i papritur vjen nga Durrësi. Teuta njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin e tyre, Arbër Çyrbja. Skuadra e drejtuar nga Edi Marini bën me dije përmes faqes zyrtare në rrjete sociale se kontrata është ndërprerë me dakortësi nga të dyja palët dhe nuk ka qenë vendim i njëanshëm.

Çyrbja është një prodhim i Teutës, megjithëse në karrierën e tij ka provuar të veshë edhe fanella të tjera. Skuadra e fundit për të ka qenë Kukësi, të cilin e la verën e shkuar për t’u bashkaur sërish me “djemtë e detit“. Mesfushori u bashkua për 2 vite me ekipin durrsak, megjithëse ndarja vjen 1 vit më herët.

“Arbër Cyrbja nuk është më pjesë e bluve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi. KF Teuta komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me lojtarin. KF Teuta dhe futbollisti me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve. KF Teuta me këtë rast falenderon Arber Cyrben për kontributin e dhënë në periudhën që ishte pjesë e bluve, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen“, njofton klubi Teuta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online