Pas “tekave” të Donarumës pret Juventusi, gati të marri portierin me parametra 0

Milani nuk po gjen paqe me Xhanluixhi Donarumën. Portieri italian është kthyer sërish çështje për kuqezinjtë, teksa po heziton të rinovojë dhe ka vendosur kushte për firmën e tij. Diçka që nuk është krejt e panjohur për Milanin, pasi edhe më parë Donaruma kërkoi një pagë të majme dhe solli edhe vëllain e tij portier të tretë.

Kontratë 5-vjeçare dhe nje pagë 10 milionë euro në vit është negociata që Mino Raiola po kërkon të mbylli me kuqezinjtë. Një shifër tejet e lartë kjo për “djajtë”, që ndodhen në një vështirësi financiare. Por nga kjo situatë është Juventusi ai që pret me qetësi për tu hedhur në sulm më pas.

Donaruma ka qenë dëshira e bardhezinjve më parë, ndërsa tani përpiqen të shfrytëzojnë marrëdhëniet e ngushta me menaxherin Raiola. Nëse Milani heq dorë nga plotësimi i tekave të portierit të ri, atëherë Donaruma mund të përfundojë në Torino me parametra 0 verën e ardhshme, kur edhe i përfundon kontrata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online