Specialistë të “Coverciano“ vijnë pranë futbollit shqiptar, FSHF me plan për përgatitësit atletik

FSHF ka mbajtur nja takim ditën e sotme ku fokusi ka qenë mbi përgatitësit atletikë. Në të është përfshirë edhe trajneri Edi Reja bashkë me stafin teknik që punon në Kombëtare, Përgjegjësi i Përgatitësve Atletik në FSHF dhe krerët e Superiores e Kategorisë së Parë së bashku me përgatitësit e tyre atletikë.

Federata do të nisë kursin e ri për përgatitësit atletikë, që do të zgjasë nga data 5 deri 26 tetor. Ndërkohë vetë Luigi Febbrari do të ndihmojë në këtë kurs, megjithëse nuk do të jetë italiani i vetëm. Bashkë me të do të jenë edhe edhe specialistë nga shkolla e njohur italiane e futbollit, “Coverciano”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF-së:

Ditën e sotme në ambientet e “Air Albania Stadium”, FSHF ka organizuar një takim mbi zhvillimin e profilit të përgatitësve atletikë në nivel kombëtar.

Të pranishëm në këtë tryezë të rëndësishme për futbollin shqiptar ishin trajneri i përfaqësueses A, Edoardo Reja së bashku me stafin e tij teknik, Përgjegjësi i Përgatitësve Atletik në FSHF, Luigi Febbrari, shefat e klubeve të Kategorisë Superiore & Kategorisë së Parë, si edhe përgatitësit atletik të klubeve përkatëse.

Sipas rregullores së re të miratuar nga FSHF, në çdo skuadër futbolli do të ketë një përgatitës atletik në stafin e një skuadre por edhe në stolin e saj teknik.

Kursi i radhës për licencën e përgatitësit atletik do të zhvillohet në muajin tetor 2020 (5-26 tetor), ku krahas lektorit Iris Selimi, do të marrë pjesë Luigi Febbrari së bashku me specialistët nga shkolla e trajnerëve të Italisë, “Coverciano”.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online