Zyrtare/ Do të largohej nga Vllaznia, shihni se ku ka nënshkruar sulmuesi Haris Dilaver

Haris Dilaver ishte një prej largimeve të Vllaznisë. Sulmuesi përfundoi bashkëpunimin me shkodranët duke i dhënë duart drejtuesëëve të klubit. Një aventurë e re ka nisur tanimë për këtë futbollist

31-vjeçari ka firmosur kontratë një-vjeçare me FC Valletta.  Bëhet fjalë për skuadrën më të mirë të Maltës, që është shpallur kampione 25 herë në këtë vend dhe që siguron kualitetet e Dilaver për të dalë me sukses edhe në këtë sezon të ri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *