Shpërndahen diplomat e UEFA-s B në Kamëz, e përfitojnë Xhevahir Sukaj dhe Ditmar Bicaj

Sektori i Edukimit në FSHF ka përfunduar me sukses një tjetër edicion të kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA B, që është një nivel i rëndësishëm, pas dy licencave UEFA PRO dhe UEFA A. Në këtë kurs, morën pjesë 32 trajnerëtë cilët ndoqën kurrikulën e përgatitur nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n dhe mbyllën me sukses provimin final.

Ky kurs nisi më 30 gusht qershor dhe u përmbyll sot me shpërndarjen e licencave, duke zgjatur rreth 4 javë, me 3 javë leksione në auditor dhe një javë së bashku me drejtuesit e kursit, trajnerët kanë ndjekur nga afër skuadrat elitë.

Pas përfundimit të testit, në ambientet e Shkollës së Trajnerëve në Kamëz u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së diplomave “UEFA B”, ku të pranishëm ishin edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv i FSHF-së, Vasil Bici, përfaqësues të Sektorit të Edukimit si Alban Tafaj e Astrit Maçi, si edhe Iris Selimi, pjesë e Sektorit të Përgatitjes Atletike, të cilët janë përgjegjës për organizimin e këtij programi arsimor.

Në kurs morën pjesë emra të njohur të futbollit shqiptar, si Xhevahir Sukaj, Ditmar Bicaj, Meglid Mihani, Arsit Tafili, si edhe nga bota e futbollit të femrave, ish-futbollistja Suada Jashari, portierja aktuale e Kombëtares së femrave, Viona Rexhepi. Kursi UEFA B mbulon të gjithë botën amatore të futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online