Zyrtare/ Dita e nënshkrimeve të reja për lojtarët e Kombëtares, Endri Çekiçi bën hap përpara në karrierë

0

Dita e sotme duket se është për ndërrimet e ekipeve sa i përket lojtarëve të Shqipërisë. Pas zyrtarizimit të Armando Sadikut te Las Palmas ka ardhur momenti për t’ju njohur me skuadrën e re të Endri Çekiçit. Ky i fundit ka firmosur me Konyasporin, atje ku ndodhet edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi. Kështu Çekiçi firmosi për dy vite në kontratë dhe me të drejtë rinovimi për 1 vit tjetër.

Padyshim që në rastin e Endrit mund të themi se ka hedhur një hap përpara në karrierë. Futbollisti 24-vjeçar ishte pjesë e Ankaragucu ku shënoi 2 gola dhe dha 2 asist në 31 ndeshjet e zhvilluara. Por ky ekip ra nga elita e futbollit të Turqisë dhe Konyaspor i jep mundësinë Çekiçit për të luftuar mes më të mirëve. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.