Zyrtare/ Armando Sadiku prezantohet në Spanjë, por kontrata e re tregon pikën ku ka mbërritur sulmuesi shqiptar

Armando Sadiku ka firmosur menjëherë kontratën e re pas largimit të tij nga Bolivari. Kjo ishte një ndër arsyet kryesore të sulmuesit që u largua pasi zgjodhi të kthehej sërish në Europë, ndërsa kishte gati marrëveshjen me Las Palmas. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të Shqipërisë që vjen si lojtar i lirë pasi mbylli me mirëkuptim nga të dy palët kontratën me Bolivar.

Por Las Palmas i ka besuar vetëm për një sezon Sadikut. Kjo nisur nga dy aventura tërësisht dështuese për të që nuk arriti të shënonte asnjë gol me Erzurumspor dhe mbeti hije e vetvetes në Bolivi. Me afrimin te Las Palmas, Sadiku kërkon që të përsërisi momentin e artë që kaloi te Malaga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online