VIDEO/ Ekipi kroat për turp me Tobolin, heroizmi i Emir Sahitit nuk ka vlerë për kualifikim

Nëse në Shqipëri kampionatin kroat e shohin si një hap cilësor dhe të madh në karrierë, Kupat e Europës tregojnë se niveli është larg asaj që e mendojnë lojtarët shqiptarë. Hajduku i Splitit i ka thënë lamtumirë Ligës së Konferencës në turin e dytë kualifikues, por befasia qendron te skuadra që i eliminoi.

Është klubi kazak i Tobolit ai që ka turpëruar kroatët me shifrat 4-1. Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren 2-0 të Hajdukut, por Toboli kishte rezervuar surprizën në shtëpi. Kazakët kanë shënuar 3 herë në kohën e rregullt, ndërsa ishte Emir Sahiti ai që bën heroin për një moment për ekipin kroat, duke tundur rrjetën në sekondat e fundit. Megjithatë në fund goli i tij nuk do të merrte dot vlerën e kualifikimit, teksa Tagybergen ka shënuar golin që do e dërgonte Tobolin në turin e tretë në minutën e 118 të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Klaudio Ndreca
Klaudio sent Today at 19:11

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online