Zyrtare/ Dinamo me projekt për Superioren! Në krye të klubit vjen zv. Presidenti i Teutës, synohet kthimi në identitet

Dinamo po përgatitet për rikthimin në vendin ku i takon, në elitën e futbollit shqitpar. Blutë e kryeqytetit janë fare pranë arritjes së këtij objetivi, për këtë arsye kanë shtrirë shikimin drejt së ardhmes. Një skuadër më konkuruese kërkon financa më të forta dhe të qendrueshme e këtë në famijen dinamovite e dinë mirë.

Ndryshime kanë ndodhur ditën e sotme në kupolën e lartë drejtuese të klubit. Zv. Presidenti i Tetutës, Ardian Bardhi ka marrë karriken e presidentit te Dinamo. Ndërkohë, Pontreli së bashku me Gurten Papulin dhe Olger Priftin do të bëjnë pjesë në grupin e investimit për të kthyer skuadrën në identitetin e saj historik. Lajmin e konfirmon vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në faqen e tij zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Deklarata e plotë e klubit Dinamo:

Projekti Dinamo ka marrë një udhë të re, të sigurtë dhe me një projeksion suksesi për ta rikthyer një ndër skuadrat më të titulluara në vend me 18 kampionate të fituar në elitën e futbollit shqiptar.

Ardian Bardhi do jetë presidenti i ri, teksa në grupin e investimit do jenë njëherazi Gurten Papuli, Olger Prifti dhe Marco Pontrelli.

Bashkimi i investitorëve të rinj e falenderon Pontrelin për atë çka ka bërë deri tani me Dinamon në Kategorinë e Parë teksa të gjthë janë të bindur që tani e tutje përveç forcimit të aspektit financiar klubi do ketë një progres në organizim, menaxhim dhe infrastrkturë.

Bardhi ka përvojë në futboll si zv.President tek klubi i Teutës dhe është një vlerë e shtuar për Dinamon. Eksperienca e tij e fituar në futboll do ta ndihmojë Dinamon të ngjitet në majat më të larta, teksa Papuli dhe Prifti përveç resurseve financiare kanë dëshirën, vullnetin dhe vizionin për të ndërtuar një kompani sportive model.

Objektivi parësor është ngjitja në Superiore por nuk do ndalemi me kaq pasi do të kujdesemi të ruajmë traditë dhe vlerat e këtij klubi, që ndër dekada ka fituar simpatinë e të gjithë publikut për sjelljen brenda dhe jashtë fushës.

Ne do të ofrojmë 24 orë të ditës sonë, buxhetin dhe një staf profesional për të qenë sërish, jo më vetëm një nëndetëse, por një anije e fortë, e shtruar dhe pa ndalesa.

Ndaj kemi nevojë për të gjithë për ta ribërë atë që ka qenë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *