Atletiko e Madridit do të humbasë për një periudhë të gjatë kohe sulmuesin Diego Kosta. Braziliani, i natyralizuar si spanjoll, ka luajtur i dëmtuar gjatë javëve të fundit.
Diego Kosta vuante nga një lëndim në këmbën e majtë dhe stafi mjekësor i “Colchoneros” vendosi se ai duhet të operohet. Pasi vlerësoi disa variante, klubi madrilen pranoi zgjidhjen për ndërhyrjen kirurgjikale. Mësohet se 30-vjeçari do të mungojë rreth 2 muaj, ndërsa Simeone shpreson ta ketë gati për përballjet e Champions-it.
Deklarata për shtyp e Atletikos së Madridit
Diego Kosta do të operohet gjatë kësaj jave, për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë, i cili i ka shkaktuar probleme në javët e fundit. Pasi vlerësuam disa opsione, mjekët vendosën që operacioni të kryhet në Brazil, aty ku gjendja e futbollistit do të ndiqet nga afër prej stafit të Atletikos së Madridit. Lojtari, i cili edhe 12 vjet më parë është operuar në këmbën e majtë, vuan prej një problemi që derivoi nga një traumë e pësuar disa javë më parë.
.@diegocosta será intervenido en Brasil esta semana debido a las molestias que padece en el pie izquierdo
? https://t.co/UlHJd64gVR— Atlético de Madrid (@Atleti) December 3, 2018