Mario Mitaj ka marrë dhuratën më të bukur vetëm 4 ditë përpara se të festojë datëlindjen e tij. Klubi i AEK-ut e sheh si një nga elementet më të rëndësishëm të projektit të vetë, prandaj ka vendosur t’i rinovojë kontratën deri në vitin 2026. Futbollisti 18-vjeçar ka një perspektivë mjaft të madhe për të ardhmen dhe pritet të jetë një nga ata lojtarë që do të japi kontribut të madh për Kombëtaren dhe për klubin e tij.
Kur ishte vetëm 17 vjeç, Mitaj vendosi rekord si me kuqezinjtë ashtu edhe me AEK-un. Mbrojtësi i krahut të majtë dogji çdo etapë, duke u bërë futbollisti më i ri që aktivizohej në një ndeshje zyrtare me Shqipërinë. Ndërkohë një rekord të tillë e vendosi edhe me verdhezinjtë. Mitaj u bë lojtari i huaj më i ri që veshi fanellën e klubit, ndërsa me paraqitjen kundër Leicesterit u bë futbollisti më i ri që në historinë e AEK-ut që ka luajtur për ta në një ndeshje në Europë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
???????? ?????? ?? ???????? ??? ??????? ??? ??? ??? ???????? ??? ?????????? ??? ? ??????? ?????????! #aekfc #aekfcseason2021_22 #aekfamily #aekfc_new_era #Mitaj_2026 #Mitaj_40https://t.co/PQYPKEWdZY
— AEK F.C. (@AEK_FC_OFFICIAL) August 10, 2021