Zyrtare/ Devolli bën “pazar“ në Kategorinë Superiore, transferon futbollistin e Partizanit

Klubi i Drenicës ka nisur të jetë tepër aktiv në merkaton e dimrit. Skuadra e udhëhequr nga trajneri shqiptar, Bledar Devolli, ka zyrtarizuar ditën e sotme edhe afrimin e 7 në këtë muaj. Ekipi nga Skënderaj vazhdon të bëjë “pazar“ në Superiore, ku pas Rapos e Ramadanit, tashmë është një futbollist i Partizanit përforcimi i radhës.

Bëhet fjalë për Dionis Çikanin, i shkon në Superligën e Kosovës në formë huazimi. Sulmuesi anësor është prezantuar nga klubi përmes faqes zyrtare, ndërsa në të shkuarën ka qenë pjesë e Tiranës dhe Besës së Kavajës. Lojtari 21-vjeçar nuk ishte në planet e Ilir Dajës, për këtë arsye një eksperiencë 6 mujore në Kosovë do i shërbejë për të fituar minuta në këmbët e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit të Drenicës:

Dionis Çikani, vishet ‘kuq e zi’ !

Skenderaj – 12 Janar 2021

Sot në ambientet e klubit, është prezantuar sulmuesi anësor, Dionis Çikani.

21 vjeçari, i bashkohet Drenicës, në formë huazimi nga skuadra e Partizanit të Tiranës.

Lojtari ka filluar menjëherë stërvitjet me grupin tjetër të lojtarëve.

Sulmuesi nga Shqipëria, më herët ka bërë karrierë edhe tek Tirana dhe Besa e Kavajës.

Çikani është përforcimi i shtatë në skuadër, kurse deri në përfundim të afatit kalimtar, drejtuesit e klubit po punojnë të sjellin edhe disa lojtarë tjerë në ekip, për ta kompletuar skuadrën për stinorin pranveror.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *