Zyrtare/ Dështimi i Partizanit gjen një ekip në Itali, presidenti i çuditshëm të prezanton me…”selfie”

Deian Boldor ka zhgënjyer totalisht tifozët e Partizanit në sezonin e shkuar, ndërsa edhe në mediat më tepër ka qenë në vëmendjen e kritikave dhe skandaleve sesa për një paraqitje të mirë që ka bërë me të kuqtë. Tashmë është zyrtarizuar edhe klubi i ri i lojtarit rumun që do të jetë e Potenzas në Serinë C. Një lëvizje dhe dëshmi e qartë kjo e një punë jo të mirë të bërë nga ana e Boldor që ka pasur fatin që të ishte pjesë e Veronës.

Klubi i ri që do të luajë Boldor e ka presidentin e saj disi të çuditshëm. Caiata zgjedh që të prezantojë të gjithë afrimet e reja me nga një foto “Selfie”, ku shfaqet vetë së bashku me lojtarin e transferuar. Këtë model e ka ndjekur edhe me Boldorin, po ashtu si edhe me afrimet e tjera.

Kjo shkakton shpeshherë konfuzion tek tifozët që nuk mund të njohin as blerjen nga ekipi i tyre i zemrës pasi shfaqet vetëm një foto e presidentit të tyre me një lojtar “të panjohur”, ndërsa mbishkrimi është bosh duke mos vendosur as emrin e futbollist, për të mos kërkuar të tjera të dhëna që mund të lidhen me lojtarin apo me detaje të kontratës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online