Zyrtare/ Denis Peposhi “blindon” sulmin e Kamzës

Kamza ka bërë dhe një goditje tjetër në limitet e merkatos. Reparti i sulmit ka qenë problematik, por orët e fundit të merkatos kanë sjellë surpriza të njëpasnjëshme, duke bërë që dhe vija ofensive të mos jetë një problem. Pas zyrtarizimit të Sebino Plakut, pasditen e sotme ka firmosur dhe kuksiani Denis Peposhi, siç raporton “SuperligaShqiptare79”, në Instagram. 22-vjeçari që në sezonin e shkuar u angazhua me Korabin, do të jetë pjesë e skuadrës së Ramadan Ndreut në sezoni e ri. Në këtë mënyrë merkato e skuadrës së Kamzës, mund të konsiderohet e mbyllur dhe sulmi tashmë është kompletuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *