Revolucion anglez, merkatoja mbyllet para fillimit të sezonit

Klubet e Premier Ligës kanë votuar unanimisht që merkato e vers, duke nisur nga viti 2018të mbyllet përpara fërshëllimës së startit të sezonit

Premier Liga ka konfirmuar revolucionin në merkato duke nisur nga viti 2018. Ajo që flitej prej kohësh nën zë, por publikisht është zyrtyarizuar të enjten, teksa klubet e Premier Ligës kanë votuar në mënyrë unanime që merkato e verës, duke nisur nga viti 2018 të mbyllet përpara se të shkelmohet topi i parë për nisjen e sezonit të ri. Liga profesioniste e futbollit në Angli – Premier Liga – ka zyrtarizuar vendimin e saj nëpërmjet një komunikate për shtyp. Ajo ka konfirmuar se merkato në ishull do të mbyllet në orën 17:00 – ora 18:00 me orën në Tiranë – të së enjtes që përkon me javën e fillimit të Premier Ligës, pra 24 orë nga starti i sezonit të ri në Angli.

Marrëveshja e arritur mes klubeve vlen vetëm për klubet e Premier Ligës, që do të thotë se lojtarët mund të lëvizin nga Anglia drejt ligave të tjera edhe me mbylljen e hershme të merkato në ishull. Si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes klubeve të Premier është dhe fakti se lejohet që edhe pse merkato në Premier do të jetë e mbyllur, lojtarë nga klubet e Premier mund të transferohen në ligat më të ulta në ishull. Një vendim i tillë i marrë nga klubet e Premier do t’i japë fund njëherë e mirë marrëveshjeve për transferimin e lojtarëve që kanë krijuar jo pak kaos në klubet e elitës së futbollit anglez.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online